PARIS- DJ i njohur francez, David Guetta, i cili ka krijuar himnin e kampionatit Evropian të futbollit 2016, do performojë në Paris.

Guetta përveç që është figura qendrore e fushatës muzikore të UEFA-s, do bëje koncert falas për fansat në qendër të Parisit, pikërisht nën kullën Eiffel, në hapje të Evropianit dhe ne mbyllje.

Për realizuar himin ka nisur punën muaj me pare, ku kerkonte 1 milion fansa për t’i integruar në këtë hit te titulluar ‘This One’s for you’.

Artisti i njohur francez është shprehur shumë i kënaqur për bashkëpunimin me UEFA-n, për një aktivitet si Euro 2016, që për më tepër zhvillohet në vendin e tij, në Francë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: