Gianni De Biassi në intervistën e pas ndeshjes për rastin Berisha-Zahavi u shpreh se “kapiteni izraelit e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas përplasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir k…”.

Etriti për këtë rast refuzoi të fliste me gazetarët ndërsa Zahavi që mori këtë etiketim nga De Biazi, ka treguar versionin e tij që rezultoi vendimtar në fatin e ndeshjes. Sulmuesi është i bindur se jo vetëm që Berisha meritonte karton të kuq, por edhe se nuk kishte simuluar në momentin e rrëzimit në zonë, nga i cili kishte nisur debati i tij me portierin e kuqezinjve.

“Mua më rrëzuan, ishte një penallti e qartë, ndërsa portieri pretendoi se po bëja shfaqje. Ai mu afrua me kokë dhe më tha thuaj të vërtetën. Unë nuk jam naiv, unë thjesht prita që ai të bënte gabimin. Thjesht do të kisha dashur që të mos e gaboja gjuajtjen nga pika e bardhë.

Por ishte një karton i kuq i qartë, nuk është diçka që duhet bërë. Asnjëherë nuk kam pretenduar pa të drejtë për një penallti, as këtë radhë. Por pas goditjes me kokë ishte penallti, pasi ishte një sjellje josportive”.

Zahavi këtë intervistë e dha për mediat në vendin e tij, si dhe shtoi se nuk ishte kënaqur ndonjëherë në një ndeshje sesa kjo me Shqipërinë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: