Shqipëri-Izrael do të jetë sfida e Nations League, e cila do luhet sonte në Air Albania në orën 20.45.

Kundërshtarët nga Izraeli kanë analizuar kundërshtarët dhe një nga emrat që ata nuk e harrojnë kollaj është ai i Etrit Berishës, me portierin kuqezi që disa vite më parë në përballjen ndaj tyre, u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me Eran Zahavi.

Mediumi One ka bërë një artikull, ku “skanon” Berishën dhe sezonin që lamë pas. Sipas kësaj medie, 33 vjeçari është në planet e Torinos për edicionin që vjen, por shpeshherë në fushë paraqet pasiguri.

 

Rrr
Rrr

“Daljet e tij nga porta nuk janë gjithmonë të sigurta dhe mbajtja e topit me këmbë (kryesisht me të majtën) ka nevojë për përmirësim” – shkruhet mes të tjerash.

Dueli Berisha-Zahavi i vitit 2016  u rivjen të gjithë lexuesve edhe një herë në mendje. Debatet asokohe ishin të shumta, tensioni ishte i madh, me trajnerin kuqezi De Biasi që e quante Zahavin si “bir k***”.

Vitet kanë kaluar dhe sonte shpresohet që të shkojë gjithçka mirë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb