Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi është shumë pranë ëndrrës për të marrë drejtimin e “Axurreve’. Federata e Futbollit Italian ka shfaqur interes për afrimin e teknikut të kuqezinjëve në stolin e Italisë.

Pak ditë më parë Marçelo Lipi e ka cilësuar 59-vjeçarin si alternativën më të arsyeshme për të drejtuar italianët.

I pyetur nga “Quotidiano Sportivo”, De Biazi ka konfirmuar se është në pritje të një telefonate të mundshme nga Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio për ta diskutuar këtë çështje.
“Të qenurit trajner i Kombëtares së Italisë përbën një eksperiencë shumë tërheqëse, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete. Ndihem gati për këtë aventurë”, ka deklaruar ai.

Kontrata
“Kontrata ime me Federatën Shqiptare përfundon në vitin 2017, por kam edhe një marrëveshje me presidentin, që në rast të një oferte shumë të rëndësishme për karrierën time, ai do të më linte të largohesha”, ka theksuar De Biasi./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: