U shkarkua në mënyrë spektakolare nga Milan pasi dështoi të kualifikoj “djallin” në Champions, por Max Allegri nuk qëndron thuajse as një javë pushim, pasi është ai i përzgjedhuri i De Laurentiis për të pasuar Antonio Conten. Për ironi të fatit, Allegri do të luajë në Champions League sezonin e ri, një dhuratë kjo nga Conte përpara se të largohej.

Në fillim u fol shumë se do të ishte Vincenzo Italiano trajneri i Napolit, por në fund De Laurentiis zgjodhi pikërisht Allegrin, një trajner me të cilin kishte negociuar edhe një vit më parë, kur u përfol për një largim të Contes. Për ish trajnerin e Milan është gati një kontratë deri në 2028 dhe 5 milionë euro në sezon. I pyetur mbi këtë lëvizje, Allegri dribloi duke u përgjigjur: “Hiqeni si lajm”, u shpreh shkurtimisht duke buzëqeshur.

Me këtë çështje që duket e mbyllur, pritet vetëm njoftimi zyrtar, mediat italianë kanë filluar aludimet duke u përpjekur të kuptojnë se do të jetë Napoli i ri me Allegrin në stol. Ish trajneri i Milan pritet të luajë me skemën 4-3-3 për të shfrytëzuar sulmuesit e shumtë anësor dhe cilësor që Napoli ka në dispozicion. Peshën e sulmit do ta mbajë Hojlund, një lojtar që Allegri e vlerëson shumë, e kërkoi edhe kur u ul në stolin e Milan.

Në lidhje me merkaton në hyrje, Allegri pritet të marrë me vetë pinjollin e tij, Rabiot, ndërsa mund të ketë një rol përcaktues edhe në të ardhmen e Vlahovic, me serbin që mund t’i bashkohet falas në këtë aventurë në Napoli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb