Me debate të ashpra po vijon kjo javë në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi në nominim këtë javë janë Luizi, Kristi dhe Armaldo. Ky i fundit ka qenë mjaft i përfshirë në debatet që Kristi ka patur me Luizin, ndërsa dhe ai vetë diskutoi me Kristin lidhur me nominimin.

Teksa një pjesë e banorëve po qëndronin në verandë, Armaldo i tha Luizit se nëse ai nuk del nga shtëpia të shtunën, ka për ta parë se çfarë do të ndodhë. I pyetur nga Luizi se çfarë pritet të ndodhë, Armaldo tha se këngëtari ka për të fjetur gjithë kohën gjumë, duke nënkuptuar që do i trembet lojës së tij.

Maestro i tha Luizit se e kishte paralajmëruar edhe më parë që të mos merrej me të, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ai nuk e fiton dot Big Brotherin.

Luizi u shpreh se Armaldo është aktivizuar në shtëpi, vetëm për shkak të tij dhe ngacmimeve të tij. Maestro i tha Luizit të tregoi të vërtetën në “Prime” dhe të mos mashtroi. Ky i fundit i tha Armaldos se ai e ka bërë për “dy lekë” atë duke shtuar se; “nuk ke fytyrë të besh presion”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: