Të ftuarit në emisionin “Open” kanë debatuar me tona të larta në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Deputeti i PD Arbi Agalliu ka debatuar me analistin Arion Sulo në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

Sulo ka deklaruar se PD nuk është më një parti e pushtetit, por një parti që del e treta apo e katërta në zgjedhje, pasi ka qenë gjithmonë parti pushteti.

Ndërkohë Agalliu tha se PD ka qenë parti pushteti, por se kurrë nuk ka qenë një parti demokratike.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Agalliu: Çdo kishe bërë nëse Kryesia do kishte miratuar kërkesën e një pjesë të deputetëve? Këtë nuk e quan legjitime?

Sulo: Ti nuk ke anëtarë farë, votuan për Saliun

Agalliu: Nga e di që nuk kam. Hap kamerat e fillimit të Këshillit Kombëtar e bëj check

Sulo: Ç’është ky kryetar pa lista mo? Kush do zgjedhë?

Agalliu: Në grupin e punës është kjo, do verifikohen listat për një muaj.

Sulo: Ju nuk keni zënë mend fare. Në PD janë rrahur njerëz për mendimin ndryshe. Ke ardhur vonë në PD ti

Agalliu: Kam një mbiemër që kur ata ishin në Bllok, familja ime…..

Sulo: Ka qenë PD parti pushteti ju tani jeni 3 dhe 4

Agalliu: Por s’ka qenë kurrë parti demokratike.

Sulo: Ndaj kandidove ti?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: