Ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka kontraktuar një kompani amerikane për lobim, analisti Arion Sulo, i ftuar në “Open” në News 24, tha se ky lobim ka dy qëllime.

“Ky lobim ka dy qëllime, i pari po troket dhe e dyta paralajmëron qeverinë me të cilën e ka luftën dhe thotë që jo vetëm nuk hesht, por shkoj në Departamentin e Shtetit që ka jo vetëm SPAK-un, të themi edhe mbarëvajtjen në Shqipëri të gjësë. Së pari thotë ai, po interesohem për dosjen time, së dyti do denoncoj gjëra që kam parë, kemi bërë bashkë gjatë 20 viteve bashkëpunim.

Ky është nënteksti i gjësë. Qëllimi i parë është SHBA dhe SPAK. Sado të ketë thënë i ngarkuari me punë që SPAK-u është xhevahir. Saimir Tahiri u dënua se ndenjën dy përfaqësues të ambasadës amerikane atje dhe dosja ishte ajo që ishte se u ndërrua akuza. Dosja e Ahmetajt nuk është ndonjë hetim që e kanë vënë me shpatulla për muri. Më rëndësishme është qëllimi i tij ndaj Ramës dhe ndaj kësaj qeverie.

Duke çuar dosjen atje dhe duke thënë se akuzat janë politike e përfshinë edhe kryeministrin. E faktuar kjo nga brenda llojit dhe jo më nga opozita. Përveç kësaj, Ahmetaj tha se ka një opinion të një studio ligjore prej 400 faqesh që e kanë shpërndarë. Sigurisht e paguar edhe nga ajo. E ka sjellë edhe te ministri i Drejtësisë dhe ka thënë nuk ka marrë përgjigje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: