Kanë vijuar debatet e ashpra në Komisionin Hetimor mes kryetarit Ervin Salianji dhe anëtarëve të Komisionit.

Deputeti Nasip Naço theksoi se ka dështuar që në planin paraprak. Ndërsa, Salianji nënvizoi se çdo shkelje mund të depozitohet në GJK.

Nasip Naço: Ju keni dështuar që në planin paraprak. Po dështon Komisioni Hetimor. Nuk keni cituar korrekt nenin. Siç dështuar në zgjedhje, do të dështoni sërish. Kërkoni dhe gjithë trupin diplomatik për të dëshmuar, vetëm ju mund ta bëni këtë gjë.

Ervin Salianji: Çdo shkelje mund ta depozitoni në Gjykatën Kushtetuese. Gjylameti ka kërkuar që të thirren Berisha dhe Basha. Faleminderit mësues Nasipi.

Ta thoni ju mësues Nasipi që keni qenë njëherë këtej e njëherë andej, nuk shkon. Unë kam qëndruar vetëm nga njëra anë gjithmonë. Po bëni cirk me fjalë e forma, jeni të lirë të thoni çfarë të doni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: