A rrezikon apo jo Shqipëria të humbasë finalen e Ligës së Konferencës që është planifikuar të zhvillohet në maj në “Air Albania”? Me sa duket po, pasi si presidenti i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani, ashtu edhe Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve më Jashtë në FSHF, Erand Ibrahimi, e kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndonëse me motivim të ndryshëm.

“Rrezikon sepse fusha e “Air Albania” ka probleme. Po abuzohet shumë me këtë pikë, por e vërteta është për fushën e papërshtatshme për një ndeshje të tillë, Është gati Shkupi si plan B nëse nuk realizohet në Tiranë”, tha Prodani në studion e ”News 24”.

Sipas Ibrahimit, UEFA po e mendon seriozisht moszhvillimin e ndeshjes për shkak të situatës së zgjedhjeve. “Ka një angazhim ekstrem nga të gjithë palët, qeveria, bashkia.

Në këtë situatë ku nuk lejohen të gjithë palët të punojnë në qetësi, të paktën ne jo e jo, është shumë e vështirë se nuk e di se si do të jetë pjesa e bashkëpunimit institucional.

Por UEFA nuk mund të organizojë një finale në një vend të çakërdisur ku të gjitha masat represive merren dhe pyetja është ‘a do të zbatoni vendimin e gjykatës apo do të shkoni në burg?’.

Ajo finale është e rrezikuar dhe nuk është mekanizëm që negociohet, Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit. Me këtë lloj agresiviteti, masat mund të shkojnë përtej finales”, tha Ibrahimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb