Masat e vendosura nga qeveria për shkak të situatës me koronavirusin ka përplasur në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ analistët Fatos Lubonja dhe Skënder Minxhozin.

Teksa Lubonja deklaroi se Shqipëria ishte ndër vendet e rajonit kampione me masa shtrënguese, duke e kufizuar lirinë e qytetarëve me 1 orë.

Kaq mjaftoi që të ndërhynte në debat Mixhozi, i cili theksoi se kjo masë ishte aplikuar dhe në Itali, madje dhe dënimet me 5 vite për ata që thyenin karantinën. Ndërkohë, Lubonja ka ndërhyrë sërish, ndërsa ka akuzuar Minxhozin se ky i fundit gënjente.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO
Lubona:
Ngulmoj te fakti se mungesa e tamponëve, e analizave, kontrolli të numrave janë shenja të dobësisë së sistemit shëndetësor. E gjithë klasës politike në këto vite. Kjo është kompensuar me masat shtrënguese janë karakteristike të vendeve të lindjes. Shqipëria ishte kampioni i masave shtrënguese. Vetëm 1 orë në ditë. Se kemi parë…
Minxhozi: Po e ka pasur Italia
Lubonja: Jo është gënjeshtër. Skënder mos gënje!
Minxhozi: S’po gënjej. Kam lexuar. Përballu me shtypin italian. Lexo! I ke të gjithë shtypin që shkruan. Ta nxjerr unë dhe median italiane që flet për dënim se kush thyen karantinën dënohet me 5 vite burg.

Lubonja: Policia kur del në rrugë, të kërkon një certifikatë. Të marrin emrin. Njerëzit e mi dalin pa orar dhe e kanë shkelur këtë rregull, s’kanë dhënë informacion. Mbro qeverinë, po jo deri këtu.

Minxhozi: Pozitivët që thyejnë karantinën dënoheshin me burg zotëri. Po tregoj se çfarë ndodhte në Itali për ata që thyejnë karantinën.
Lubonja: Karantina jonë, që iu aplikua gjithë popullit është tjetër dhe ajo që flet ti është tjetër. Ajo është për ata të infektuarit. Unë ngulmoj se këto janë masat që tregojnë situatën e mjekësisë tonë. Me autoblinda në rrugë, që ishte show. Tani që po dalim, kjo karencë, sikur të na kthehet vala, unë kam frikë se do flasim për një situatë tjetër. Për të ardhur tek teza e Suedisë apo e karantinimit. Unë ngulmoj që është më mirë karantinimi. Por dhe kjo lidhet me sistemin mjekësor dhe qytetarët që ke ti. Suedezët kanë mjekësinë, kanë tjetër edukatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: