Debati brenda Partisë Demokratike mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit, Lulzim Bashës është diskutuar sot në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Analisti Artur Zheji ka ‘zbërthyer’ 3 strategjitë e përdorura nga Berisha në foltoret e tij që po mbanë në disa qytete, ku analizoi edhe gjuhën e ish-kryetarit të PD-së.

Ndërkohë, Lubonja tha se pas këtij debati fshihet Rama.


Zheji:
Berisha ka ndjekur 3 nënstrategji. Strategjia e parë; në të ngrohtë tha se “Basha është i kërcënuar, nën frikë, për interesin e tij personal”. E pikturoi zotin Basha si kryetar të dobët, si tradhti e planit personal. Më pas kaloi te momenti i dytë; një meaculpa, një kërkesë falje që Berisha bëri. Basha ishte kriza politike e tij. Nga ana tjetër tha; “Do ta heqim, do e çojmë në Holandë. Meacupla e Berishës që e çon nga katastrofa. Dhe momenti i tretë është; “Unë e kam gjetur se çfarë do bëjmë. Do mbledhim Kuvendin dhe unë do të vijë në krye të PD”. Në një foltore janë tre kuaj të ndryshëm. Nga meaculpa te ardhja në pushtet. Këto janë demagogji e pastër që ia hedh demokratëve. E kam thënë se qëllimi kryesor është që ai të marr PD. Dhe për të qenë negociator me ata amerikanë për të lehtësuar situatën e tij personale. Kjo është gremina e PD. S’e merr dot të vetme PD.

Lubonja: Siç ka inkoherencë Berisha, duhet të marrim në analizë inkoherencat e Bashës. Kur u pyet Basha se “nëse a do të jetë deputet Berisha?”, ai tha; “ku të dojë dhe si të dojë”. Pra Berisha ishte i rëndësishëm për Bashën. Basha është delfin i Berishës, dhe është aty për shkak të këtij të fundit. Siç e shoh situatën, është se Basha ka ardhur këtu se ishte delfin i Berishës dhe jo për meritat e tij. Bashën e kanë sulmuar, ka qenë gjithmonë një lider i brishtë dhe Berisha ka qenë figura mbështetëse e tij. Berisha kur Topalli, Patozi, sulmonin Bashën për ‘jo demokrat’ nuk sulmonin Berishën. Kjo dyshe Berisha-Basha e mbante partinë më të fortë në dobësinë e vetë. Ai ustai tjetër ka ndërtuar strategjinë e përçarjes së kësaj, duke gjetur një pikë të dobët, Berishën që e kam shumë kollaj ndërkombëtarisht. Ai e sulmon se jo që ka hallin që të krijohet një PD më e mirë, por për ta dobësuar. Ai (Rama) ka mbështetje lobingjet amerikane. Këtu kanë gisht gabimet amerikane. Edhe vrasja e Sadam Hysen është konsideruar gabim amerikan. S’them se Berisha e çoi në greminë PD. Mendoj se shkaku kryesor është Basha. Ai nuk pati kurajo t’u thotë amerikanëve këtë që po them unë sot.

Zheji: S’jam dakord me të shumtën e kësaj analize. Një nga kritikat kryesore pas 2013-ës, zoti Basha ka pasur këtë kritikë themelore, ku ka ruajtur pushtetin e Berishës brenda PD. Ky dyzim, dypushtet, është parë si dobësi e të dyve. Dobësi e Berishës se nuk rri dot pa pushtet dhe nga ana tjetër Basha që nuk ka forcë që t’i thotë babait shpirtëror; nuk drejtohet kështu kjo parti. Sulmi që i bëhet Bashës nga të gjitha anët, është i madh. S’dua që të jem pjesë e këtij orkestrimi. Ka orkestrim nga Berisha dhe Rama. Pozicioni i Bashës është më largpamës. Kjo është një dalje në fushë të hapur. Tani do e shohim të zhveshur debatin Basha-Berisha.

Lubonja: Mendoj se kemi nevojë për një opozitë që të ketë kurajo. Këtu kemi një regjim si Maduro, po ku ai ka mbështetje amerikane. Atje amerikanët mbështesin opozitën. Një opozitë që mbështet aty, kurrë nuk ka për të bërë hajër. hajër bën po të kesh popullin me vete. Të shohësh t’i se si amerikanët tërhiqen. Një qeveri e korruptuar, e mbështetur nga amerikanët, bëri që ai popull të mbështesë talebanët. Këtë konflikt (Basha-Berisha) e shoh si konflikt idesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb