Ish-ministi i Jashtëm, Paskal Milo, e quajti debati e ndezur në politikën shqiptare për kufirin detar, pas deklaratës së kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se do të zgjerohen me 12 milje në ujërat shqiptare, një zhurmë pa asgjë gjë konkrete.

“Mua më duket zhurmë e nisur nga një deklaratë. Marrëveshjet nënshkruhen nga persona me fytyrë dhe emër. Nuk ka marrëveshje pa pasur një grup negociator, nga asnjëra palë.

Nuk mundet që një politikan të bëjë një kompromis të fshehtë, sepse ai politikan egzektohet nga fusha politike”, tha Milo në “Open”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb