Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, nënkryetari Plarent Ndreca deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar.

“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.

Albana Vokshi: E kanë kërkuar fjalën zonjat. Po e morët fjalën tani, s’do e merrni më!

Ndreca: Mendoj që t’ja kursejmë këtë njëri-tjetrit. Ata mund ta kërkojnë fjalën sa herë të duan, dhe nuk është kryetari që e përcakton këtë gjë. Unë them t’i kursejmë këto debate. Jemi këtu për të ndërtuar një proces të rregullt ligjor. Një pjesë e të pranishmëve e kanë përcaktuar fundin e komisionit, por ne nuk tallemi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: