Kristal Abazaj debutoi sot me Tiranën, në atë triumf 0-2 ndaj Erzenit.

“Më mirë se kaq nuk mund ta nisja. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për objektivat. Unë që fëmijë kam qenë tifoz i Tiranës. Mendoj se është një fillim i mbarë.

Unë nuk jam gati 100% të jap më të mirën. Në ndeshjen në vijim do jap më të mirën që të kthehem në formën që kam qenë më përpara.

Unë jam profesionist. Të jem i sinqertë vij nga një dëmtim gati 2 muaj e gjysmë. E kam marrë pak me terezi që të arrij formën e mëparshme”, u shpreh Abazaj pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: