Një debat që ka përfunduar në përleshje fizike ka ndodhur në një emision në Ukrainë, teksa flitej për tensionet me Rusinë.

Një gazetar e ka goditur me grusht në fytyrë deputetin pro-rus në Ukrainë kur ishin duke folur për Vladimir Putin dhe situatën e tensionuar në vend. Përleshja shpërtheu midis ligjvënësit Nestor Shufrych nga partia pro-ruse Opozita Platforma – For Life, dhe gazetarit Yuriy Butusov. Politikani u sulmua nga gazetari pasi ai refuzoi të dënonte Vladimir Putinin për trupat ruse që janë grumbulluar në kufi të ukrainës.

Shufrych mbeti i gjakosur pasi Butusov iu afrua dhe e goditi në fytyrë, në sherr më pas u përfshi dhe ish-kryeministrin Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidentin Petro Poroshenko.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: