WASHINGTON- “Ne duhet të pranojmë se jemi takuar me alienët”. Kjo është deklarata shock e bërë nga këshilltari në ikje i presidentit Obama, John Podesta.

Nëpërmjet Twitter-it Podesta shkruan se pengu i tij më i madh në 2014 ishte që nuk arriti të zbulonte të vërtetën për ekzistencën e UFO-ve.

Për më tepër, ai shton se “për të gjithë ata që mbështesin ekzistencën e alienëve mendoj se 2015 mund të shënojë një pikë kthese. Qeveritë nuk duhet vetëm të pranojë se alienëtekzistojnë, por kanë qenë në kontakt me ta për vite me radhë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: