Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nga radhët e Partisë Socialiiste të Shqipërisë, Luljeta Bozo, në lidhje me sigurën e Enver Hoxhës dhe për periudhën e komunizmit në vendin tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht, Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur se janë të tronditur sesi një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.

Në reagim, Diaspora për Shqipërinë e Lirë vlerëson se komunizmi në Shqipëri ka qenë izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij.

Shkresa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë dërguar 60 euro-deputetëve:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi

#asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit

#dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb