LEZHË

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zgjedhur historinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për të komentuar deklaratat ndaj emigrantëve shqiptarëve .

Begaj tha se askush nuk mund të fshehë dështimet duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në përkujtim 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Bajram Begaj vendosi kurorë me lule në memorialin e vendvarrimit te heroit në Lezhë.

Në fjalinë e tij Begaj tha se të gjeneralizosh shqiptarët me të kundërtën e saj, çka historia e parë gjakftohësisht ka treguar, është mashtrim, është keqdashje.

“Askush, qoftë edhe politikanë të huaj nuk mund të fshehin dështimet e tyre duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë të hershme europiane”, tha Begaj.

I shoqëruar nga ministri Ulsi Manja dhe kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ne sallën e qendrës Kulturore në Lezhë, ndoqën aktivitetin me këngë patriotike në nderim të heroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb