Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur për Presidentin e ri, Bajram Begajn.

Topi është shprehur se se Ilir Meta, ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për të në Stamboll dhe procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

”Unë jam i mendimit se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njëra-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar”, tha Topi në në një intervistë për ”Report Tv”.

Ish-presidenti nënvizon se ai vetë do të preferonte në krye të shtetit një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb