Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK me Antimafian Italiane, ku u çmontua rrjeti kriminal mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa u zbulua skema e mashtrimit me shërbimet shëndetësore në spitalet në Itali.

Në pranga kanë rënë 9 shtetas, mes të cilëve edhe mjekë, si dhe janë sekuestruar 500 mijë euro dhe barna me përmbajtja narkotike me vlerë 20 mijë euro.

Mediet italiane kanë publikuar edhe pamjet e aksionit, ku duken të akuzuarit, teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.

Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’, që falsifikuan dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.

“Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale”, tha më herët SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb