“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë pamjet e para nga vendngjarja, për rastin e djegies së automjetit luksoz “BMW X6” në Pogradec, në pronësi të Alfred Cenkollarit, pronarit të disa bizneseve dhe një restoranti në këtë qytet.

Siç duket edhe nga pamjet e regjistruara në një video amatore, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Shkëlzen Henkoja, makina në ngjyrë të bardhë ka marrë flakë gjatë orëve të natës.

Flakët e mëdha dhe tymi kanë zgjuar banorët nga gjumi dhe pikërisht ata kanë fiksuar pamjet e para nga zjarri.

Automjeti sipas Policisë ishte regjistruar në emër të një firme private të biznesmenit teksa nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri në automjet. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por hetimet vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb