Demi Lovato ka folur për ndarjen nga ish i fejuari, Max Ehrich, duke e konsideruar atë si “gjënë më të mirë” që i ka ndodhur ndonjëherë. Këngëtarja shpjegoi se si gjatë pandemisë së koronavirusit dhe bllokimit global në mars të vitit 2020, filloi të identifikohej si jo binare, shkruan “Page Six”.

“Pastaj takova dikë dhe nisa këtë marrëdhënie, dhe ishte e mrekullueshme, por më bëri të injoroja të gjitha pjesët e vetes që nuk mendoja se ishin të pranueshme për partnerin tim në atë kohë, i cili u bë i fejuari im. Duke kthyer kokën pas, përfundimi i asaj marrëdhënieje ishte në të vërtetë gjëja më e mirë që më ka ndodhur, për shkak të asaj që më solli,”- tha Demi.

Sipas këngëtares, ajo ishte në gjendje të mbështetej tek vetja pas ndarjes, pa pasur nevojë për dikë tjetër që t’i vërtetonte diçka ose ta bënte të ndihej e pranuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lovato rrëfeu se filloi të identifikohej si jo binare pas ndarjes, duke e pranuar përballë miqve dhe familjes në fund të vitit të kaluar. Përfundimi i lidhjes me Ehrich ishte shtytja e fundit që i duhej Demi-t.

“Ishte shpërbërja e të gjitha gjërave që më kishin penguar të identifikohesha si personi që jam sot,“- shpjegoi ajo, ndërsa pranoi se një ditë mund të dentifikohet edhe si trans.

“Mund të vijë një kohë kur unë të identifikohem si trans. Unë nuk e di se si do të jetë kjo për mua. Mund të identifikohem edhe si jo binare gjatë gjithë jetës sime. Ose ndoshta mund të vijë një moment që kur të plakem, të identifikohem si një grua.“

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb