Real Madridi do të nisë stërvitjet ditën e hënë në mënyrë individuale pasi të gjithë lojtarët kanë kaluar testet për Covid-19. Por Zidan duhet të marrë parasysh dhe një dëmtim të rëndë. Luka Joviç është dëmtuar duke u stërvitur në shtëpi. Për sulmuesin serb është diagnostikuar një frakturë në këmbën e djathtë. Ai do të qëndrojë të paktë 2 muaj jashtë fushave.

Kjo si për të vulosur një sezon të tmerrshëm për serbin, që verën e shkuar ishte një nga goditjet e mëdha të merkatos së Florentino Perezit. Që në fazën përgatitore të verës erdhi dëmtimi i parë, ndërsa marrëdhënia me Zidanin nuk ka qenë asnjëherë e mirë, që para tij preferon Mariano Diazin për një vend në stol.

24 ndeshje dhe vetëm dy gola për të, ndërsa pak javë më parë ish-lojtari i Ajtrahtit të Frankfurtit përfundoi në syrin e ciklonit pasi shkeli rregullat e autoizolimit. Tashmë vjen telashi i radhës, që mund të ndryshojë edhe planet e Milanit për të blerë kartonin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb