Fotoja e postuar nga mediat spanjolle ku Diego Simeone lutet për Fernando Torres ka treguar gjendjen e vështirë psikologjike që po kalonte trajneri argjentinas në ato momente. Simeone ka përjetuar momente tmerri kur ka parë lojtarin e tij të shtrirë në fushë pavetëdije. Sulmuesi spanjoll u godit ashpër nga mbrojtësi i Deportivo La Coruna, ku mbeti edhe pa ndjenja në fushë.  Pas ndeshjes, Diego Simeone tha se përplasjen e Torres e dëgjoi që nga stoli i rezervave.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. E dëgjova përplasjen nga stoli. Mendimet tona janë të gjithë me Torres. Jam tmerrësisht i trembur, po lutesha për Fernandon në ato çaste, lutem akoma që të rikthehet i fortë mes nesh. Fillova të lutesha në fushë që Torres të përmendej sa më parë. Shihja të gjithë lojtarët që dridheshin, por Gabi na qetesoi sepse iu afrua dhe e ndjeu që po merrte frymë! Shkova në spital menjëherë dhe Torres më tha duke qeshur që të mos shqetësohem sepse janë ndërhyrje futbolli”, ka thënë Diego Simeone.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb