Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz nuk do të jetë  në edicionin e këtij viti të Wimbledon, pasi ka konfirmuar se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kyçin e dorës.

Lajmi u bë i ditur të martën nga vetë Alcaraz, i cili deklaroi se ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikthyer në formën optimale.

“Rikuperimi po shkon mirë dhe ndihem shumë më mirë, por fatkeqësisht ende nuk jam gati për të luajtur. Jam i detyruar të tërhiqem si nga Queen’s, ashtu edhe nga Wimbledon.

“Këto janë dy turne shumë të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë. Do të vazhdojmë punën për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: