Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë menjëherë liderin opozitar Alexei Navalny.

Blinken thotë se SHBA janë të shqetësuar për dënimin që Gjykata ruse i ka dhënë Navalny-t sot me 3 vite e gjysmë burg për pastrim parash.

Ai madje kërkon që Navalny të lirohet pa kushte dhe jo vetëm ai, por të gjithë ata që janë ndaluar për ushtrim të të drejtave të tyre.

 

STATUSI NGA ANTONY BLINKEN

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga veprimet e Rusisë ndaj Aleksey Navalny. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, si dhe lirimin e të gjithë atyre që janë ndaluar padrejtësisht për ushtrimin e të drejtave të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb