TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në mesnatë në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, ku shkruan se dy skafe të fuqishme ngarkohen me kanabis dy-tre herë në javë në Shëngjin tek Rëra e Hedhur. Berisha akuzon për këtë trafik klanin e Nokajve, madje edhe me emër.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
-Dy skafe te fuqishme ngarkohen me kanabis ne Shengjin tek Rera e Hedhur!
Skafet i lëviz klani Noka, konkretisht Xhevahir Noka! sb
“Përshëndetje zoti Sali Berisha. Desha të ju informoj se 2-3 herë në javë në Shëngjin të Lezhës vijnë 2 skafe me motorë shumë të fuqishëm për tu ngarkuar me hashash te Rana e Hidhme me urdhër të Nokajve, më saktë të Gjavahir Nokës. Policia e di mirë por ndan fitimin dhe nis edhe drogën e vet, po mujte publiko po mos më nxjerr. Të përshnes nga zemra.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb