SARANDE– Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se para disa ditësh në Sarandë ka mbërritur një kroçere e madhe me turistë, por është larguar prap pasi janë informuar me rritjen e taksave për kroçeret dhe tragetet e vogla.

Statusi i plotë i Sali Berishës:
Një fillim i mbare për turizmin ne Sarande!?
Lexoni mesazhin e tregtarit dixhital! sb
“Përshëndetje Doktor ,para disa ditësh ne portin e Sarandës mbriti nje krocere e madhe me turiste mirëpo pame qe po largohej prap. U interesuam pyetem dhe morëm info nga porti qe qeveria ka ritur taksat për kroceret dhe për tragetet e vogla. ky dem i madh ju be biznesit Sarandiot pa filluar sezoni i iken turistet . Tregtari dixhital sarande”
5yhbn
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: