Departamenti Amerikan i Shtetit dënon gjyqin e Rusisë kundër kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

“Departamenti Amerikan i Shtetit tha këtë të martë se dënon fuqishëm gjyqin ndaj Alexei Navalny, të cilën e konsideron “okrestrim i një gjyqi të rremë” të Rusisë, pasi një gjykatë e shpalli atë fajtor për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se vendimi ishte shembull i një tjetër goditje ndaj lirisë së shprehjes.

Kujtojmë se Navalny u dënua me nëntë vite burg , pasi u shpall fajtor për akuzat për mashtrim.

Navalny

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb