Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho teksa ka uruar për festën e 7 Marsit mësuesit shqiptarë, theksoi se ata janë një kategori e privuar nga përfitimet.

Ajo bëri thirrje për rritje pagash, ndërsa theksoi se ky do të jetë mision i Partisë së Lirisë.

“Mirënjohje për atë mësues që punojnë në shkolla me dy turne, që udhëtojnë me orë të tëra deri në fshatin më të largët. Mësuesit edhe pse shohin klasat që tkurrin numrin e nxënësve, nuk humbin shpresën. Mësuesit shqiptarë sot janë më të keqpaguarit, Shqipëria ka fondet më të ulëta për arsimin. S’mund të kemi arsim cilësor pa buxhetim. Rritja e pagave, është objektivi ynë më i madh!”, tha Xhixho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: