Një nga futbollistët që me shumë mundësi do të largohet nga Juventus në këtë merkato të verës është Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarri dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë vendosur atë në listën e shitjeve. Kjo është e sigurtë, ndërsa ende mbetet për t’u vendosur se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm. Pista më e mundëshme është ajo e Bundesligës. ]

Mercato Lazio Mandzukic 1
Mercato Lazio Mandzukic 1

Prej javësh flitet për një interesim të fortë nga ana e Borussia Dortmund, por një tjetër mundësi zbulohet nga e përditëshmja gjermane “Bild”. Sipas saj, në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit kroat është futur edhe Bayern Munich. Kampionët e Bundesligës e njohin shumë mirë Mario Mandzukic, pasi edhe më parë ai ka qenë pjesë e tyre. Në këtë mënyrë, duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja gjermane, drejtuesit e Bajernit janë të sigurt për cilësitë e kroatit.

485602493.0
485602493.0

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një sondazh nga ana e bavarezëve, që janë shumë aktivë në merkato dhe kanë në dorë disa tratativa shumë të rëndësishme, mes tyre ajo e Leroi Sane dhe Timo Werner. Për këtë arsye, bisedimet zyrtare janë ende larg në kohë. Ky detaj favorizon Borussia Dortmund, që duhet të lëvizë shpejt për të mundur rivalitetin e Bayern Munich, por gjithçka është në dorën e vetë futbollistit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb