Kryendeshja e sfidave të treta në grupe në Champions League është padyshim ajo mes PSG-së dhe Milan. Një sfidë brenda sfidave është edhe ajo mos dy vëllezërve Hernadez, Lucas sfidon Theo-n.

Deri në vitin 2013, Lucas dhe Theo Hernandez iu ofruan trajnerëve të tyre mundësinë që t’i linin të luanin së bashku pa asnjë lloj problemi. Lucas ka lindur si mbrojtës krahu, në të majtë, Theo luante më përpara, gjithmonë në të majtë.

Më pas rruga e Lucas dhe Theo do të ndahej. Në vitin 2013, më i madhi mori ftesë në ekipin e parë nga Diego Simeone. Një vit më vonë, në dhjetor, ai ishte pjesë e pandashme e skuadrës së të rriturve të “Colchoneros”. Debutimi i tij ndodhi në “Copa del Rey” kundër Hospitalet.

Hera e parë e Theos, megjithatë, vjen pothuajse 15 muaj më vonë, kundër Eibar, në La Liga. Ai mbeti gjithsesi në stol. Lucas, në atë ndeshje luajti 90 minuta.

Në fund të sezonit, vëllezërit Hernandez do të ndaheshin për herë të parë. Lucas mbeti te Simeone, Theo shkoi në huazim tek Alaves. Ata mund të luanin së bashku nëse dëshironin, por nuk ndodhi.

Pas sezonit të mrekullueshëm tek Alaves, Theo do të rikthehej tek Atletico Madrid, por “Colchoneros” bënë një zgjedhje që, herët a vonë, do t’u kërkohet ta shpjegojnë.

Atletico Madrid pranoi ofertën e Real Madridit prej 30 milionë euro, duke e lënë Theo-n të largohej. Ai që siç u përmend u duk se u materializua si “derbi Hernandez”, në të vërtetë u kthye në rast të humbur.

Lucas vazhdoi të rritet, Theo ngec me Zinedine Zidane. Thjesht nuk funksionon. Ai provon sërish te Real Sociedad, në formë huazimi, por nuk shkon më mirë se sa pritej.

Në asnjë nga ndeshjet mes Atletico dhe Alaves fillimisht, Atletico dhe Realit më pas, apo mes Atletico dhe Real Sociedad, vëllezërit “Hernandez” nuk dolën në fushë si kundërshtarë. As edhe për një minutë. Më pas transferimi te Milani dhe lamtumira e Lucas për të veshur fanellën e Bayern Munich, ku fitoi tituj të rëndësishëm.

Hera e fundit që Lucas dhe Theo Hernandez luajtën së bashku, në një ndeshje klubi, daton më 8 dhjetor 2015. Armando de la Morena, trajneri i të rinjve të Atletico Madridit, i aktivizoi ata si qendërmbrojtës dhe mbrojtës. Ishte një ndeshje kundër Benfica për të rinjtë.

Do të duheshin gati 6 vite për të kaluar nga ajo ditë përpara se vëllezërit “Hernandez” të ktheheshin në fushë në të njëjtën kohë. Falë Didier Deschamps, i cili pas “bëmave” të Theos me fanellën e Milanit thirri francezin për finalet e Ligës së Kombeve, duke i mundësuar të luante me Lucas kundër Belgjikës.

Për herë të parë bashkë në fushë me “Les Bleus”, një ditë historike. Data e 22 nëntorit 2022 ishte historike, por në një mënyrë të trishtueshme. Ishte ndeshja e parë e “gjelave” në Kupën e Botës së Katarit, kundër Australisë.

Lucas do të largohej nga fusha pas një çerek ore. Në vend të tij vjen Theo. Shkak u bë dëmtimi i rëndë i Lucas, për të cilin Botërori mbaroi aty.

Në mes të shtatorit të kaluar, Lucas dhe Theo u takuan përsëri në kombëtaren franceze. Lucas, ndërkohë, u transferua nga Bayern Munich te PSG. Theo është ende te Milani, pavarësisht thashethemeve për transferim.

“Të luash kundër vëllait tënd në një ndeshje të Ligës së Kampionëve do të jetë një gjë vërtet e pabesueshme, një moment i rëndësishëm në historinë e familjes sonë”, – ka pohuar mbrojtësi i Milanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb