Didier Deschamps do të qëndroj në krye të Francës të paktën edhe për dy vite të tjera, deri në përfundim të “Euro2024”. Le Parisien zbulon se “gjenerali” është takuar me presidentin e Federatës France të enjten e shkuar ku kanë gjetur akordin ndërmjet tyre.

I vetmi detaj që mbetet për tu negociuar është përfshirja e një klauzole edhe për dy vite të tjera, deri në fund të Botërorit në 2026.

Didier Deschamps
Didier Deschamps

Mungon ende firma zyrtare, por akordi ndërmjet tyre është gjetur dhe shumë shpejt pritet të formalizohet. Dorëzohet në këtë pikë edhe Zinedine Zidane i cili qëndroj në pritje prej me shumë se dy vite me shpresën për të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb