Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për një kasetë që mund të jetë zhdukur e që mund të ketë filmime për masakrën në Krushë të Madhe, tha se dëshmitari që ka folur për rastin është një hero.

“Palët janë rreshtuar në të dyja krahët, në avazin e militantit, duke ngatërruar realitetin me koncepte në emër të patriotizmit falso. Po ngatërrohet koncepti i heroit. Dëshmitari për mua është super hero. Basha thotë se unë ndiqja krimet e serbëve, por nuk na kthyer përgjigje.

Basha shprehet se nuk e ka takuar Bellanicën, por një shënim duhet ta mbaje. Kjo kasetë do ishte dëshmia e kombit, që do i tregoje fqinjëve dhe botës. Në qendër të Prishtinës, mund të jetë dëshmitari. Kaseta u shfaq në fushatë elektorale. Basha mbrohet në mënyrë banale”, tha Nazarko.

Shpëtim Nazarko theksoi se Krusha e Madhe është krimi më i madh pas Vukovarit, duke shtuar se kaseta duhet gjetur për të dëshmuar krimin e rëndë të kryer nga serbët ndaj shqiptarëve.

“Lulzim Basha nuk mund t’i thotë Bellanicës se nuk e njoh. Ai personazh mund të çmendet, mund të vrasë veten, ku di unë, të gjitha do lejohen. Thaçi duhet të thotë se ku është kjo kasetë. Krusha e Madhe është krimi më i madh pas Vukovarit”, deklaroi Shpëtim Nazarko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb