Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa u shfaq i zhgënjyer pas eleminimit nga Botërori.

“Çfarë i lë futbollit uruguaian? Asgjë, sepse çdo kontribut që një trajner mund të japë pas tre vitesh pune nuk materializohet nëse nuk merr rezultate. Vendi i katërt në kualifikueset e Kupës së Botës nuk kishte shumë rëndësi, as vendi i tretë në Kupën e Amerikës.

“Mendoj se meritonim të fitonim shtatë pikë nga tre ndeshje, por po largohemi vetëm me dy. Mandati im është një që nuk lë gjurmë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: