SHKUP- Ministri Jolevski në pres konferencë për shtyp pas takimit tet-a-tet me kolegun e tij austriak Deskozil potencoi se me kujdes po ndiqet zhvillim i situatës me krizën e emigrantëve dhe janë duke u bërë analiza për atë që po ndodh në rajonin më të gjerë, Irak, Siri dhe në Turqi.

‘Si ARM dhe si Qeveri të RM-së kemi strategji për ballafaqim me migrantët pas mbylljes të ashtuquajtur ‘Rrutë ballkanike’. Para disa ditëve SHM e ARM-së deri tek unë dorëzoi strategji të re për ballafaqimin me krizën e emigrantëve’, tha mes tjerash Jolevski.

Dezkocil porositi se nuk duhet t’i mbyllim sytë para mundësive të kërcënimeve terroriste dhe bën thirrje për bashkëpunim biletaral dhe multilateral, si dhe bashkëpunim institucional për ballafaqim me këtë çështje.

‘U pajtuam se në kuadër të rajonit më të gjërë të Ballkanit ekzistojna tendenca për radikalizëm dhe duhet intensivisht të punohet rreth kësaj çështje, jo vetëm në bashkëpunim të nivelit institucional, por edhe me këmbimin e informatave të po këtyre institucioneve’, u shpreh Deskozil.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: