Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, së fundmi kanë dalë edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një video e cila po qarkullon në rrjetin social “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim ku thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron mercenari serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb