DURRES- Një ditë pasi një foshnje vetëm 2 muajshe humbi jetën qytetin e Durrësit, gazetarja e News24 dhe BalkanWeb, Klodjana Haxhiaj pa nga afër banesën ku kishte jetuar që pas lindjes foshnja e seksit mashkull, bashkë me dy prindërit e papunë, duke na rrëfyer detaje të trishta.

I vogli jetonte në një banesë që nuk kishte as kushtet minimale për t’u rritur një fëmijë dhe dilte çdo mëngjes dhe darkë bashkë me nënën 17-vjeçare për të lypur afër portit të Durrësit, kohë kjo, që përkonte me ardhjen dhe nisjen e trageteve.
shtepia ne durres 5

shtepia ne durres4

“Banesa ishte me lagështirë, nuk kishte ujë të ngrohtë dhe asgjë për tu ngrohur”,- raportoi Klodjana Haxhiaj për Balkanweb.

Familja Bajrami jetonte në një banesë të dhënë pa qira nga Bashkia, ndërsa kryefamiljari 20-vjeçar nuk kishte arritur të gjente ende një punë, siç tha edhe motra e tij.

brenda shtepise ne durres

shtepia ne durres

Halla e foshnjës tregon edhe momentin kur i vëllai e ka telefonuar, për t’i dhënë lajmin e rëndë.

“Vëllai më kërkoi ndihmë në telefon, por kur shkova e gjeta foshnjën pothuajse të ngrirë. Lajmërova urgjencën, por ishte e kotë. Fëmija nuk kishte shfaqur më herët probleme të tjera, ishte i shëndetshëm. Ata mbaheshin vetëm me paratë që siguronin nga lypja, pasi vëllai nuk kishte arritur të gjente ende punë”,- tregon halla e foshnjës.

Ndonëse policia deklaroi që foshnja kishte vdekur për shkaqe natyrale, pasi nuk kishte shenja dhune në trup, ka dyshime që mund të ketë ndërruar jetë, për shkak të të ftohtit, megjithatë pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb