Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Nea Manolada të Greqisë, ku një i ri shqiptar dhunoi një 73-vjeçare dhe përdhunoi vajzën e saj. Ngjarja makabre ndodhi të dielën, duke ngjallur reagime të ashpra në komunitet për mungesën e sigurisë. Mësohet se 35-vjeçari kishte lidhur nënë e vijë në depon e banesës dhe pasi kishte dhunuar 73-vjeçaren, abuzoi seksualisht me të bijën 54-vjeçare në sy të saj.

Nën dhunë dhe terror gratë i dhanë 500 euro shqiptarit, por kjo shumë nuk i ka pëlqyer aspak atij. Mediat greke raportojnë se shqiptari vuri përpara 53-vjeçaren dhe nxiti të shkonte drejt një shtëpie fqinje, për t’i kërkuar asaj para, se në të kundërt do të shpërthente një bombë. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, 53-vjeçarja nuk është bindur, ndërsa shqiptari është larguar me shpejtësi. Ai u arrestua pak orë më vonë në Stacionin e Autobusëve Kulla ndërsa po përgatitej të hipte në një autobus dhe të nisej për në Kalamata.

Sipas policisë dyshohet se 35-vjecari shqiptar është i përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: