DURRES- Të tjera detaje zbulohen për lëndën e dyshuar eksploziv që u gjet poshtë një makine tip “Benz” në “Kodrën e Rashbullit” në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb, se personi që ka në pronësi makinën është një i ri nga Durrësi, i cili e zbuloi lëndën e dyshimtë poshtë tij, vetëm kur e çoi për kontroll teknik.

Referuar të dhënave nga policia e Durrësit, mësohet se njoftimi për lëndën e dyshimtë erdhi pikërisht nga servisi i makinave, aty ku mjeti ishte dërguar për kontroll teknik.

Paraprakisht, siç mëson “BalkanWeb”, policia e Durrësit bëri me dije se automjeti është blerë vetëm dy ditë më parë nga pronari që e kishte çuar për kontroll teknik. Ky fakt ngre dyshime se lënda në fjalë mund t’i jetë vendosur ish-pronarit të mjetit.

Për të zbuluar me saktësi përbërjen e lëndës së dyshimtë që u gjet poshtë “Benz”-it, priten forcat xheniere nga Tirana, ndërkohë që policia po heton edhe për shitblerjen e mjetit.

Prej dy orësh, deri sa të mbërrijnë xhenierët rruga që të çon tek Kodra e Rrashbullit vijon të qëndroje e bllokuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: