Detaje të reja janë mësuar nga atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit.

Forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Gjendja e të plagosurit

Burime nga Spitali i Traumës thanë për Neës 24 se gjendja e 51 vjeçarit Preng Gjini paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanëeb” se dëmtimet më të mëdha i ka marrë në pjesën abdominale, për shkak të të cilave ka kryer një intervent. Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51 vjecari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Detaje nga hetimet

Prej vdekjes së të vëllait, 51 vjecari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati. Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi ( pas UET).

Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjecari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Dy të plagosurit e tjerë që ishin kalimtarë, italiani dhe 14-vjeçari kanë lënë spitalin. Nga familja Reçi, disa persona janë shoqëruar në polici, por nuk ka prova kundër tyre.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb