Të tjera detaje janë mësuar për plagosjen e ndodhur sot në Xhafzotaj të Shijakut.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se paraditen e sotme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak.

Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur në një biznes pjesësh këmbimi në Xhafzotaj. I plagosuri është në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë shtetasin Enidor Dedja, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: