Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se kishte marre subvencione nga shteti nëpërmjet AZHBR-së për mbarështimin e bagëtive.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb dokumentet zyrtare që provojnë se si përmes aplikimeve nga familja e tij, personi me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim prej 9 vitesh nga policia, ka përfituar nga fondet shtetërore. Në dokumente te siguruara për BW sqarohet se si familjarë të tij, konkretisht babai, Luan Braçellari, nëna, Berdane dhe vëllai, Danil, kanë përfituar fonde, duke aplikuar në AZHBR.

Për më tepër publikojmë dokumentet si më poshtë;

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb