KORCE– Të maskuar dhe të armatosur, tre persona kanë grabitur një biznes materialesh ndërtimi në Korçë.
Grabitet në Korçë një biznes privat me materiale ndërtimi. Grabitja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 01:35 në fshatin Bulgarec, ku tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin paratë që ndodheshin në kasafortë.

Sipas policisë së Korçës në godinë ka qenë vetëm roja, i cili është lidhur më litarë nga autorët.
Më pas grabitësit kanë arritur të hapin kasafortën duke marrrë paratë e xhiros së bërë në fundjavë, 7 milionë lekë të vjetra.

Biznesi me materiale ndërtimi, rezulton në pronësi të shtetasit L.L. Ky i fundit, siç bëhet e ditur për “News24” natën e djeshme është përballur edhe me një fatkeqësi tjetër, atë të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Policia po merr në pyetje rojen dhe po heton përmes pamjeve të kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: