Zbardhen detaje nga arrestimi i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës.

I riu shqiptar, i shpallur në kërkim, u arrestua në Turqi. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: