Personi që shihni në foto është Ibrahim Lici, ndërsa fotoja është shkrepur në momentin e arrestimit të tij më 13 shkurt në Turqi.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pamjet për BalkanWeb.

Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës.

Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: