Një ditë para rimbledhjes së Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, mazhoranca ka hartuar tashmë një Plan më të detajuar Hetimor të cilin do ta prezantojë nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit. Ndonëse opozita pretendonte për bojkot të komisionit, ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme.

Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi. Po kështu janë parashikuar edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët. Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: