Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Bulqizë, ku 3 persona humbën jetën pas rrjedhjes së gazit. Ngjarja ndodhi në Ostren të Madh te Bulqizës.

“BalkanWeb” mëson se viktimat janë anëtarë të një familje, nëna me dy fëmijët (djalë dhe vajzë), ndërsa rëndë është vajza tjetër.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për familjen Tola, ku zyrtarisht konfirmohet se kanë humbur jetën Rajmonda, djali dhe vajza e saj, Fatjoni dhe Rudina, ndërsa Merita, (vajza e vogel) është rëndë në spital.
strong>(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb