TIRANE- Detaje të reja dalin në dritë nga sherri me armë brenda një lokali dje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Ardjan Pashaj ka qene klient në lokalin e Laert Hites, ky i fundit tashmë i arrestuar. Bezat po ashtu tha se këta persona janë zënë verbalisht për motive banale dhe me pas janë konfliktuar me grushte.

Fill pas këtij episodi, Pashaj ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me tytë në ballë Hitajn. Më pas ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë, por plumbi nuk e kapi, ndërsa Pashaj i është përgjigjur me zjarr dhe më pas është larguar nga lokali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: